DASH dënon atentatin ndaj vajzës së profesorit pro Putinit
Në konferencën për mediat zëdhënësi Ned Price nuk pranoi të komentonte nëse Washingtoni e dinte se kush qëndronte pas sulmit.
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi shërbimet sekrete të Ukrainës për vrasjen e Dugina-s. Ndërsa zyrtarët ukrainas kanë mohuar çdo përfshirje në atentatin me bombë.
Gazetarja Darya Dugina, 29 vjeçe, vdiq të shtunën kur makina e saj u hodh në erë nga një atentat me bombë pranë Moskës. I ati i saj, Alekandër Dugin, i afërt me presidentin Vladimir Putin mendohet të ketë qenë objektivi i këtij atentati.
Please follow and like us: