Bledar Koçi: LEGJENDË…
Ç’mynxyrë do të ndillte kaluar asaj ane,
e derdhur në hire një zanë bukurane…
Në ç’kob ulërimash do nxinte një natë,
vëllai vëllanë tek therte me shpatë.
Ç’mallkim zemërate do dridhej mbi buzë,
nga tjetri e zbrazur me forcën topuz.
Ç’legjendë dashurore që zemrat i shemb,
dënuar Një Zoti, të kthyer në shkëmb.
…..
Rrëkezë lumë-lotësh nuk shteri një zanë
Kur qau dy dhimbjesh vëllezërit Viganë.
Please follow and like us: