Albspirit

Media/News/Publishing

Putinistët, stalinistët… dhe terma të tjerë fiksionalë!

[ ngjitur: Fjalori… instalacion në sheshin Skënderbej, 2019 ]

Putinistët, stalinistët… dhe terma të tjerë fiksionalë!
sguraziu – ap, g 22 – pak humor

(sipas meje dhe sipas Fjalorit tim, njësoj si “putinistët” modernë, edhe stalinistët dekadentë, edhe enveristët joekzistentë do na kenë qenë fiksion)

…hasa në një term “putinistët shqiptarë”, hm tingëlluaka bukur por dhe u habita pak, sepse pandehja duhet t’jetë e pamundur, sipas meje vetëm rusët mund ta kenë këtë nder, ç’ne ky ngatërrim tani me “shqiptarët”, athua vallë megjithatë qenka e mundur t’ketë “putinistë shqiptarë”, nëse po atëherë s’e kuptoj domethënien e termit, nëse në Shqipëri paska “putinistë” në rregull që paska por pra dëm, mungojnë sqarimet term-inologjike…

…nëse s’ka “putinistë” në Shqipëri, prapë asgjë anise shumë më bukur, fort bukur – sa për termin sinqerisht s’ia di kuptimin kësaj fjale, e kuptoj që fjalë të reja formohen çdoditë, madje s’kam turp ta pranoj që ka shumë terma shqip që nuk i di saktë, shumë prej tyre janë terma të vjetër pothuaj 1 shekull, as sot e kësaj dite s’jam i sigurt 100% për domethënien e tyre – rishtas e kuptoj që askush s’më ka faj për mosdijen time, mirëpo as vetë nuk e “fajësoj” veten aq, justifikohem me plot të drejtë, sipas meje pasiguria ime vjen për shkak të pasqarimit të tyre, ose më troç desha të them NUK ekzistojnë në Fjalorin e Shqipës…

…psh. unë kam dëgjuar tërë jetën për “stalinistët”, për “enveristët”, për “hoxhistët” (më mirë të ndalem me -istët, mjaftojnë 2-3 shembuj, s’është nevoja t’na vargëzohen këtu me dhjetra sosh të ngjashëm), saherë kam kërkuar ndihmën e Fjalorit Shqip kurrë s’i kam gjetur, as sqarimet, as definicionet, as shembujt, andaj gjithmonë për mua kanë qenë diç si terma “joekzistentë”, terma të fantazisë, sipas meje dhe sipas Fjalorit tim, njësoj si “putinistët” modernë, edhe stalinistët dekadentë, edhe enveristët joekzistentë do na kenë qenë fiksion…

…e kam me gjithë mend, sinqerisht, fjala fjalë, më e sinqerta e pionierit, jam i saktë dhe i ndershëm, fjala ime shpesh respektohet si vetë “fjala e Fjalorit të pionierëve”, s’është se na e paskam studiuar Fjalorin komplet, por se si kam përshtypjen përveç përjashtimit “leninist” Fjalori i Shqipës i ka pothuaj nja gjysmë shekulli, gjithë shqiptarët anembanë do i ketë lënë me “gishta n’gojë”, as sqarim, as shpjegim as gjë…

Please follow and like us: