Albspirit

Media/News/Publishing

Rama po ia vjedh lavdinë Luizs Gegës me pritjen në Kryeministri

Po lexoj gjithandej që Rama po ia vjedh lavdinë Luizs Gegës me pritjen në Kryeministri.
Jam duke e ndjekë live në një klub ceremoninë.
Por pa zë, shoh vetëm gjestet e Ramës. I ngre duart, vetullat, kruan kokën, prek hundën, ka një mëri e hakërrim kushedi ndsj kujt. Me siguri Opozitës. Mirëpo qenka fantastike ta shohësh kështu, të argëtoka më shumë sesa kur e dëgjon me vëmendje.
Michelle Houellbeque te “Serotonina” tregon për këtë përvojën e shikimit të emisioneve franceze të darkës me versionin “mute”. Argëtohej pafund, qeshte dhe rrinte me orë të tëra para ekranit, si fëmijë. Sa herë provonte të dëgjonte diçka tmerrohej dhe i kthehej versionit “mute”. E rekomandonte gjerësisht si metodë. Kur pashë Ramën sot i dhashë të drejtë. Ishte shumë argëtuese.
Tani të kthehemi edhe një herë te Luiza. Ajo është ndër shqiptaret e Shqipërisë, sipas meje, më meritorja. Sepse është kampione në mbretëreshën e sporteve, atletikën! Mund të ketë kampion shqiptar edhe në tavëll, domino, bilardo, mos u nxeh, xhudo, kajak etj etj. Por Kampione Evrope në Atletikë, në një garë prestigjioze do të duhen dhjetëra vite të vijë e dytë. Ajo është sportistja e shekullit për Shqipërinë. Kështu e shoh unë.
Tani a duhej ta priste Rama. Unë them poooo, patjetër që po. Imagjinoni për një çast të kundërtën, pra që Rama nuk e priti. Do ishte skandal. Luiza vetë ka nevojë për pak vletësim, nderim. Njeriu është qenie vanitoze. Miklimi i sedrës shkon paralel me shpërblimin financiar, për njerëz të caktuar është më i rëndësishëm sesa paratë. Njoh njerëz që koleksionojnë dekorata dhe i admitojnë si Harpagoni paratë.
Luiza e meritonte cereminonë e vlerësimit, meriton çdo lëvdatë që shqiptarët ia dhanë me tepri. Volteri ka thënë diku : “Me anë të vletësimit e bëjmë përsosmërinë e tjetrit pronën tonë”. Pra edhe yryshi ynë i krenarisë e ka pak nga thënia e Volterit. Edhe vlerësimi i Ramës gjithashtu.
Por vlerësimi i gjithë shqiptatëve e, edhe ai i shtetit, kanë qenë një mirënjohje për Luizën dhe kështu duhen parë. Unë shoh gëzimin e saj për vlerësimin dhe as më shkon në mendje se Rama apo dikush tjetër përfiton diçka.
Kështu që jam pro vlerësimit në këtë rast. Të kishte ndonjë vlerë dekorata Nderi i Kombit do të isha pro. Por atë e ka marrë edhe Ferdinand Samarxhiu ndaj nuk duhet ta bëjë pis Luizën. Për të duhet shpikur një dekoratë unikale. Plus pare, shumë pare….
Please follow and like us: