ESA – Rajna e shteruar dhe liqeni duke u “zhdukur”!
[ tek publikimet e ESA, janë postime të veçanta, duhet naviguar andej-këndej… unë i përmblodha në një “foto” të vetme ]
ESA – Rajna e shteruar dhe liqeni duke u “zhdukur”!
(sguraziu – ap, g 22)
…të zhduket një liqen, të shterojë Rajna! – hm, vetë aq “afër, pothuaj në buzën” e Rajnës, as 100 m larg shtëpisë (anise, ç’është e vërteta s’e kam matur saktë, mund t’jetë 95 ose dhe 105 m), jua them se kjo bukuroshe-gjatoshe e Europës është mjaft tunduese, gjatë viteve sa e sa herë sikur jam “matur” t’ua bëja me dorë anijeve plot turistë që vejnë e vijnë, kot ashtu… për t’ua shpalosur “lakminë që do vizitoni Gjermaninë, apo lakmi që u kthyet nga andej, e tash do ikni për ta vizituar Britaninë” etj., sepse lakmi është, pothuaj sikur s’ke shans t’i shmangesh “zilisë”…
…sa për ato anijet e mallrave, vajtje-ardhjet e tyre s’i bëjnë kujt përshtypje sepse s’sheh kend, qëkur s’sheh njeri s’ke pse t’ua kesh as lakmi, as kapiten as frymor, thuase robot-anije duke naviguar vetë – pra për dekada, anijet, turistët, krenarinë e tyre dhe shumçka tjetër, të gjitha mund t’i kem hetuar, ama s’ke si e heton se Rajna na qenka duke shteruar, ec e “hetoje” avullimin, shterimin e gjithë atij lumi, sa madhështor po aq dhe gjatosh, krenarosh e lakadredhosh, që nga Zvicra atje larg (për Gjermaninë madje është lumi më i gjatë) e deri tek ne në Lulandi…
…bukur, ky ishte gjoja “justifikimi” im për fenomenet e pahetueshme (me syrin tonë lakuriq), madje sikur do ishte dhe e pabesueshme, s’ka si shteron gjithë ai lum grandioz, ja pse s’më ka pyetur kush kurrë se mos helbete është duke na shteruar Rajna, e qartë – sot i zbulova disa fakte mjaft brengosëse, fare diç tjetër thonë “sytë” e satelitëve të ESA, andaj jo vetëm humori im nisi të prishej por dhe vetë vërtetësia satelitore sikur e pikëlluar – sëfundi publikuar nga ESA, kamerat e satelitëve të avancuar “Copernicus” na i shpalosin disa fakte për lumin Rajna, e po ashtu për liqenin “Great Salt Lake” të ShBA…
….për këtë të fundit fjala është për krahasimin mes v. 1985 / 2022 (dmth. pothuaj 40 vjet si interval kohor, dhe e qartë se “dallimi” vërtet dramatik, nëse bën të shprehem ashtu, qëkur dhe vetë titulli i ESA ishte “Liqeni duke u zhdukur…”), ndërsa për Rajnën krahasimi “fotografik” na flet për një foto të Gushtit 2021 dhe një tjetre sivjet, të Gushtit 2022 – si detaj teknik, ekspertët e ESA me krenari na e thonë se çdo piksel e fotove të tyre lirisht mund të krahasohet me 10 m të sipërfaqes reale tokësore, dmth. me fjalë të tjera, foto më të sakta s’kemi patur nga asnjë satelit tjetër deri sot…