Odise Kote: Bëhu ti pesha që rrafshin e pjerr…
Sa gjëra mungojnë, eh ç’trishtim,
Protesto, protesto, mos rresht asnjëherë.
Të vërtetë absolute nuk ka miku im,
Bëhu ti pesha që rrafshin e pjerr.
Bëhu jashtë korit, një zë i ditur,
Dhe vur në dyshim çdo autoritet.
I hapur ndaj njohjes, përpjekjesfilitur,
Ti ke veç një jetë dhe koha nuk pret.
Mos prit të të duan, pjerrësi e rrezik,
Kërko e zbulo, dysho pas fasadës.
Mjeshtra të gjërave për zbukurim,
Gjithnjë përballë do kesh dështakët.
Sa gjëra mungojnë, eh ç’trishtim,
Mos prit të të duan, pjerrësi e rrezik,
Të vërtetë absolute nuk ka miku im,
Të denjë e ke jetën dhe kur ke armiq.
Please follow and like us: