Albspirit

Media/News/Publishing

SPAK nis hetimet/ Meta i drejtohet Krajës: Spurdhjak i partisë, i shërben mafies së inceneratorëve

Ndërsa SPAK i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës, ky i fundit nuk e pa pritur aspak mirë nisjen e hetimeve.

Përmes një reagimi në Facebook Meta i drejtohet kryetarit të SPAK Arben Kraja duke e akuzuar se sipas tij ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve.

Meta publikoi një tjetër kërkese që SPAK ka bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjëndjes Civile ku kërkohet informacion mbi gjeneralitetet e Ilir Metës.

“Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!” shkruan Meta.

Në shkresën drejtuar KQZ, SPAK kërkon kopjen e formularit të vetëdeklarimit të Ilir Metës “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Please follow and like us: