Fitnete Gruda: Kur shteti ligjor ka ikur në drejtim të paditur!
Togfjalëshi, “autori ka ikur në drejtim të paditur”, është kthyer në ritual në Shqipëri pas çdo vrasje, atentati apo super–vjedhje. Nuk e kupton kjo qeverisje që institucionet shtetërore po kthehen në qesharake çdo ditë e më shumë?! E kuptojnë, por nuk duan ta kuptojnë (!) sepse mafia ka depërtuar kudo në institucionet shtetërore dhe jo-vetëm. E ndërsa në rrjete sociale-faqet e kryeministrit, kryeparlamentares, ministrave, titullarëve të institucioneve të varësisë që i shpërndajnë, çdo ditë sheh reklama, “të një Shqipërie që po lulëzon-shteti ligjor që po funksionon si kurrë ndonjëherë-të një drejtësie të pavarur që po reformohet – … – që vendi ynë me këtë qeverisje i ka plotësuar kriteret për t’u antarësuar në Europë”, në media paralelisht dëgjon: “…një vrasje – një super vjedhje – një krim kibernetik – një tjetër vrasje e trefishtë – krim horror. Dhe sipas autoriteteve të rendit, “autorika ikur në drejtim të paditur”. Në këto kushte, natyrshëm lind pyetja: “Autori / ët iku / ën iku / ën në drejtim të paditur, apo shteti ligjor!? Analiza fillon me çështjen: ”Në të gjitha rastet, autorët ikin në drejtim të paditur, apo më së shumti ikin ata që shteti bën sikur nuk i kap dot”. Natyrshëm kjo e dyta të vjen në mëndje, kur jeton në Shqipëri me një shtet të destinuar të mbaj peng lirinë e shtetasve të vet dhe sundimin e ligjit; të formojë një brez të ri të shtypur, të gjynjëzuar e të poshtëruar me çdo kusht; një shtet qëfunksionon me strategjitë:-“Bëj nga një shembull në çdo fushë, që të friksohen të tjerët” (paçka kanë shkak apo jo – shkakun e krijojnë kapot e grupeve në institucione, komunitete etj); një shtet që ka gllabëruar drejtësinë dhe kjo e fundit që mbyll sytë para gangove dhe banditëve të kollarisur në pushtet ose me pushtet financiar të dyshimtë; një shtet që shpërfill çdo problematikë që ngrihet nga qytetarët – një shtet ku pushtetarët kanë primar pasurimin korruptiv; një shtet që përdor keqaz ata që përkulen me servilizëm të verbuar para “tyre” dhe për këtë i shpërblen në një formë; një shtet që lirinë e individit e konverton me heqjen e kafshatës së gojës” – …- një shtet ku urrejtja për njëriun që kritikon është më e madhe edhe se ndaj një krimineli.E kësisoj, pa dyshim që ky shtet është dhe do të jetë i pa fuqishëm të luftojë me krimin e rrjedhimisht, me ose pa dëshirë, do të bashkëjetojë metë. Ky mendim i relativizuar fillon dhe absolutizohet kur sheh në rrugë, një person me thikë “në brez”, pa iu dridhur qërpiku dhe pa tentuar ta fsheh atë, 500 metra larg Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit; pikërisht në rrugë kryesore automjetesh dhe këmbësorësh. Që do të thotë, vetëm një i verbër nuk do t’a dallonte. Ai me atë thikë dikë kërcënonte. E dha sinjalin dhe u zhduk! Përpos, ndodh që ti je në rrugën tënde duke ecur, apo në një ambient dhe befas njërëz të panjohur të provokojnë, të përndjekin, të kërcënojnë (dhe po reagoi i kërcënuari / i provokuari për tu mbrojtur, me siguri faji është i tij, sepse kërcënuesi / provokuesi është “në detyrën” e ngarkuar).Veç kur një ditë i shikon me funksionuar institucionesh shtetëroreapo eksponent të partisë në pushtet që ti ke kritikuar, njërëz të drejtësisë, për të cilët ke ankimuar. Fatkeqësi, kur provokuesi mund të jetë edhe nga vetë uniformat blu. Që do të thotë eksponent të shtetit dhe njerëz të veshur me pushtet financiar apo pushtet të padukshëm, paguajnë të tjerë për t’ua mbyll gojën atyre që guxojnë të jenë të lirë në mendime dhe të kërkojnë të drejtat. Përpos, kupton , shikon, dëgjon apo përjeton, qëlihet një institucion i tërë të shkatërrohet, vetëm e vetëm që një person të shkatërrohet sepse i intereson dikujt që me fjalën e tij i janë prekur interesat korruptive apo janë zbuluar veprimet banditeske. A i lejon këto një shtet ligjor?! Jo! Këto dhe të tjera pafund që mund të listohen, i lejon vetëm njështet i kapur nga bandat. Realisht nuk qëndron problemi vetëm se doli “dikushi” dhe kërcënoi “dikë”, por problemi zmadhohet kur mendon me dhimbje: “ku e gjeti forcën ky person!?”Ku është shteti ligjor!?Dhe është normale qënë të tilla situata dhe nësituatën alarmante – aktuale në vend, mendja të të shkojë tek shteti – strukturat e posatshmeqë kanësi mision ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike,…,garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën … respektimin e të drejtave dhe lirive të njëriut. A mos vallëkëto struktura nuk kanë as informacionin më bazik ç’ka ndodh në terene, institucione etj (!?) apoi fshehin nga frika dhe lidhjet e nëndheshme të personave të veçantëme bandat!? Unë mendoj që, sejcila prej tyre mund të ndodh! Këto informacione janë të rëndësishme, pasikanë efekt parandalues dhe goditës të krimit. Nuk shtrohet problemi në prizmin, që policia të ruaj qytetarët në rrugë, në lokal, në ambjente banimi, … ,por me punën e saj të lërë gjurmë “se është aty”edhe kur nuk është.Dëgjojmë që, gazetarë të ndryshëm, në media, ngrejnë alarmin: “Kapni grupet kriminale, identifikoni kapo-bandën se po bëjnë namin …”. Qytetarë, që guxojnë – kanë folur e flasin, i drejtohen shtetit dhe institucioneve të drejtësisë duke përcjellë mesazhe: “Identifikoni kriminelat, trafikantët i keni edhe në institucione, i keni në parti, bashkëpunojnë me ju”.Punonjës të institucioneve kanë ngritur apo ngrejnëzërin: “Në institucione ka grupe që kontrollojnë tërë veprimtarinë në institucion dhe bashkë me drejtuesit e institucionit janë kthyer në bandë. Opinioni publik shpesh hedh dyshime mbi jetëgjatësinë e drejtuesve të lartë dhe të ulët në institucione shtetërore dhe shpesh është në gjëndje të kuptojë kur jetëgjatësia e tyre është nga meritat (që pak herë ndodh) apo lidhjeve me bosat e krimit, drogës, trafikantët etj – përtej lidhjeve shoqërore apo partiake. E njëjta gjë ndodh edhe me disa që operojnë në institucione apo biznese private.Por, ky shtet nuk do që t’i dëgjojë! Të gjitha këto së bashku me sjelljet diskriminuese në komunitete selective apo institucione, vjedhja e privatësisë së qytetarëve, …, mbajtja e shqiptarëve nën një diktaturë të egër, e bëjnë këtë shtet të kthehet në nxitës konfliktesh duke harruar që shpesh edhe nga konflikte banale kanëndodhur vrasje. Këto të shtyjnë të mendosh se shtetit nuk i intereson se po vriten njërëz; këto banditë të lartë – përmendur po shkatërrojnë njerëz, familje, të rinj, vetëm të jenë sa më jetëgjatë në pushtet, për të shtuar pasuritë dhe për të mbuluar krimet e tyre nën petkun e kostumeve e kollareve apoafërsisë me politikanë të ndryshëm. Me sa duket ky shtet ka si qëllim të iniciojë denoncime – të mbush komisariatet me njërëz të piketuar prej partisë dhe pushtetit. Prokuroritë dhe gjykatat po ashtu. Ndërsa, kapo – bandat ta shtojnë numrin e bandës sëtyre. Solla disa shembuj, jo vetëm personal, sepse shteti ynëqë ligjet i mban më sëshumti vetëm në letër, kur kritikon, tëkërkon fakte. Por kur i jep edhe fakte, fillon e të sulmon më keq. Unë mendoj që, të luftohet krimi nevojitet shtet ligjor dhe vullnet politik. Nëse shteti vërtet do që të luftojë krimin e korrupsionin i gjen mënyrat.Çudia është se, ne si qytetarë kuptojmë që diçka nuk shkon me pasurimin e disa personave ku burimet e punës së tyre nuk janë aspak kaq fitim – prurëse, ndërsa shteti nuk i kuptoka!? Jo ti kuptojë, por shteti e ka për detyrë ti identifikojë! Nëse nis identifikimi dalin shumë lidhje të strukturuara nga lartë – poshtë apo poshtë lartë. Rëndësi ka serioziteti dhe kofidendialiteti gjatë identifikimit, me qëllim që të shkohet në identifikimin e kapove.Unë mendoj që, në Policinë e Shtetit, Prokurori, Gjykata, ka edhe individë me ndërgjegje e moral të lartë. Por, lipset që kjo kategori të guxojë ose të gjejnë mënyrë indirekte – pa u dëmtuar vetë, që të nxjerrin disa të vërteta që errësojnë kërkimet dhe zbulimet e grupeve kriminale – në veçanti me kokat e tyre, qofshin ato në pushtet apo politikë; të zbardhin të vërtetat e fshehura në hetime të ndryshme, gjykimet e njëanshme, ndikimet e shtetit dhe politikës në drejtësi; të gjejnë një mënyrë që të përcjellin besim tek qytetarët që ata të denoncojnë çka ndodh me ta, të denoncojnë pa patur frikë çfarë dijnë edhe mbi grupet e tilla, apo individë të tillë. Që do të thotë kjo kategori e lartë përmendur të kontribuojnë në ç’politizimin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të organeve të drejtësisë si dhe në largimin nga institucionet të personave të lidhur me krimin. Nëse do ta bëjnë këtë në një formë apo tjetër do të jenë”Imponues” të nisjes së funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri, i cili duket se ka ikur në drejtim të paditur.Por kjo mbetet edhe çështje vullneti dhe disponibiliteti.Shteti ka për detyrë të zbus konfliktet në komunitete dhe kudo, duke i dhënë zgjidhje të drejtë atyre dhe jo fajtori të para- caktohet me urdhëra dhe po reagoi ndaj padrejtësisë, ti vihet gjithë komuniteti kundra, siç ka ndodhur e ndodh shpesh. Përpos, nuk mund të luftohet krimi me emërime jo profesionale dhe partiake – si në çdo institucion edhe nëinstitucionet përgjegjëse për sigurinë në vend, të cilët nuk kanë kapacitet minimal për t’iu përgjigjur vendit të punës apo aftësi vendimmarrëse për t’i trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe me dinjitet. Por, luftohet duke hequr dorëpushteti dhe politika nga dhëniet e urdhëravepër vendimmarrje si në polici, prokurori, gjykata etj.Nuk e shtoj problemin individual, por në raport me rrezikun që i kanoset jetës së njëriut dhe domokracise e cila gati po kthehet në demokraci xhepash dhe bandash.Vetëm shteti ligjor mund të çel perspektivën e një ndryshim real në luftën ndaj krimit sikurse edhe korrupsionit. Nuk mund ta mohojmë që barra më e madhe në këtë luftë i bie Policisë së Shtetit dhe përgjegjësia më e madhe krerëve të lartë të saj të cilët duhet të përcaktojnë mekanizma monitorues efikas si dhe ligje për mbrojtjen e efektivëve tëpolicisë në këto përballje. Mendoj që, një trajtim financiar të efektivëve blu dhe të institucioneve të tjera të ngjashme, në rast operacionesh të vështira e të rrezikshme për jetën e tyre do të ishte një motiv për rritje përgjegjësie në mënyrë që një efektiv tëmos arrijëtëvihet në shërbim të partisë, të krimit, të pushtetarëve të shthurur apo të halabakëve me lekëapo që i dijnë se kujt bande i përkasin. Për këtë, krerët duhet të zgjidhen profesionalë, të përgjegjshëm dhe figura të pastra të pa – implikuar në gjëra të errëta, që të kenë moral për të drejtuar. Por kjo, mund të realizohet nëse kupola qeverisëse është e tillë. Në të kundërt shteti ligjor do të vazhdojë të iki në drejtim të paditur.