Florian Marku fiton titullin kampion kundër meksikanit Parra
Mes emocioneve të mëdha dhe të papërsëritshme, Florian Marku ka ngritur peshë “Air Albania” mbrëmjen e sotme, teksa ka dhuruar emocione të forta për tifozët shqiptarë. Boksieri nga Lushnja ka mposhtur me vendim unanim Migel Parran. Sportisti shqiptar fitoi me vendimin e gjyqtarëve pas 10 raundeve duel në ring. Marku dominoi përballjen dhe në fund arriti të merrte titullin vakat WBC Silver Interim Welterweight. Një arritje e madhe për boksierin shqiptar që tashmë është gati të ndeshet edhe me emra më të mëdhenj të arenës së boksit.
Please follow and like us: