Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: In memoriam, Don Pjetër Gruda!

 

DON PJETER GRUDA, (1922 – 1989)

Asht le në Grudë, (tashti zonë jugosllave) po gjithnjë ka banue në Shkodër, ku ka vazhdue shkollen në Kolegjin Saverian. Studimet për meshtar i ka krye si Don Lazër Jubani në mënyrë të mësheftë e, asht shugurue meshtar nga Imz. Gjergj Volaj në muejn Gusht 1946 në Shkodër. Meshen e parë e ka thanë në Kathedralen e Shkodrës dhe menjëherë asht emnue në Shkrel.

Asht arrestue me 13 Shtator 1946, porsa ka shkue në Shkrel. Si të gjithë klerikët tjerë asht mbajt në hetuesi dy vjet e mandej asht dënue me burg.

Asht kenë klerik i talentuem si regjizor dhe kujtohet kur ka vue në skenë pjesen teatrale “Flija e Atdheut”. Mbas daljes nga burgu ka shkue prap në Shkrel, ku ka qendrue deri në 1967, kur u zhvillue “Revolucioni Kultural”.

Punoi disa kohë në kooperativen e Bushatit, deri në vitin 1974 që arrestohet prap dhe dënohet me 20 vjet heqje lirije, si agjent i Vatikanit. Dërgohet në Ballsh e ma vonë në kampin e Sarandës, ku mbas 15 vjetësh burg, e mbyllë jeten e vuejtjeve me 13 Janar 1989, tre muej para lirimit klerikve nga burgu.

Ata që e kanë njoftë afer ruejn kujtimet ma të mira per Don Pjeter Gruden.

Asht konsiderue gjithnjë Martir i Klerit Katolik, tue u rreshtue me Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Kishen Katolike të Shqipnisë.

Melbourne, 25 Gusht 2022.

Please follow and like us: