Meta nën hetim për disa vepra penale, SPAK dërgon letërporosi në SHBA, do të thirret edhe Kryemadhi
Ish- presidenti Ilir Meta dhe persona të tjerë do të thirren si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit që SPAK ka nisur ndaj Metës.
Gjithashtu prokuroria SPAK do të drejtohet me letërporosi drejt SHBA-së për të marrë në pyetje kompanitë e lobimit, informon Ora News.
Raportohet se Meta po hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv” sipas nenit 259 të Kodit Penal dhe veprën penale e “falsifikimit të formularëve”, sipas nenit 190 të Kodit Penal.
Hetimi për Metën ka nisur për shkak të një kallëzimi të bërë në qershor 2022 nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili kallëzoi edhe bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi duke pretenduar se personat e denoncuar prej tij duhet të akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion.
Valteri deklaroi atëherë në një prononcim pas dorëzimit të kallëzimit penal:
“Janë paguar qindra mijë euro për lobim për pastrimin dhe ngritjen e figurës së Ilir Metës ndërkohë që janë deklaruar qindarka. Artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë.