Petro Mejdi: Pesëdhjetë vjetori i një cikli poetik

Sadik Bejko, Komar, Tepelenë, 1943.
(Dhjetë poezi të vitit 1972).
( Fotografia e poetit: në moshën e cikleve poetike).
3 cikle poetike me nga 5 poezi secili, të botuara në shtypin letrar të vitit 1972.
revista “Nëntori” nr.1/ 1972; gazeta “Drita” 2 korrik 1972 dhe 10 dhjetor 1972.
Vëllimi i parë poetik “Rrënjët”, 1972.
Poet, mësues, gazetar në Radio Tirana, redaktor i tekstesteve të këngëve të Festivalit të njëmbëdhjetë, punëtor në minierën e Mamaliajt, mësues në Hllomo të Pogonit, (Sadik Bejko është ndoshta poeti i vetëm shqiptar që u ka kushtuar poezi nxënësve të tij minoritarë), libretist pranë teatrit të Gjirokastrës, pedagog, autor tekstesh të muzikës së lehtë, autor monografish, studjues.
Për krijimtarinë e poetit Sadik Bejko janë shkruar që herët shkrime kritike, ese dhe libra të veçantë. Autori ka fituar disa çmime letrare dhe pjesë e krijimtarisë së tij është përkthyer në gjuhë të huaja. Sadik Bejko është shumë aktiv dhe sot në fushën e poezisë dhe të studimeve.
















Please follow and like us: