Ylli rus i Eurovizionit përballet me fushatë të urrejtjes për kundërshtimin e luftës në Ukrainë
Këngëtarja që e përfaqësoi Rusinë në Eurovizion në vitin 2021 është në shënjestër të një fushate online bullizuese për kundërshtimin e saj ndaj luftës në Ukrainë.
Manizha Sangin ka qenë një kritike e hapur e pushtimit, duke e quajtur atë një “konflikt vëllazëror” që shkon “kundër vullnetit” të popullit rus.
Tani, një fushatë e koordinuar në internet po përpiqet të vendosë yllin në listën e zezë në Rusi.
Shumë nga koncertet e saj këtë verë janë anuluar pasi detajet e organizatorëve janë publikuar në rrjetet sociale.
“Ajo dhe ekipi i saj kanë marrë shumë kërcënime”, tha zëdhënësi i Sangin, Sergey Yakovlev për BBC.
Në një mesazh të shpërndarë në Telegram bëhet thirrje që të mos merret pjesë në një koncert ku ajo do të performojë, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.