Albspirit

Media/News/Publishing

1989/Mijëra qytetarë prisnin Nënë Terezën në Gjakovë, Millosheviqi kishte ndaluar hyrjen e saj në Kosovë

Fotografi i vjetër, Ilaz Bylykbashi ka publikuar disa fotografi që datojnë në vitin e largët 1989.

Fotografitë janë të realizuar nga fshatin Bishtazhin të komunës së Gjakovës, kur mijëra qytetarë të Kosovës kishin dalë për ta pritur shenjtoren dhe humanisten shqiptare, Nënë Tereza.

Hyrjen në Kosovë ia kishte ndaluar regjimi i atëherëshëm i Sllobodan Millosheviqit.

“Për mos me u Harrue: Bishtazhin 1989:Qytetarë dhe elita intelektuale e shqiptarëve të Kosovës, duke pritur ardhjen e Nënë Tereze, tashmë e shejtë! Por Sllobedan Millosheviqi ia pat ndaluar hyrjen në Kosovë!”, ka shkruar Bylykbashi në Facebook.

Please follow and like us: