Brunilda Spiro: Sonte…
Sonte kam vendosur të pi
Një për mua, një për ty
Fake sot gruan e fortë
Nesër po e luaj përsëri
Një natë Zotit merri leje
E bashkë lajthisim e pimë
Pastaj ti qesh, unë qaj
Si dikur kur pija një birrë
Shkallët e qiellit zbriti
E hajde më merr në krahë
Dehur jam këtë natë
Këtë natë pa hënë
Nuk i them kujt që u ngjalle
Po të vish e të pimë
Se ti verë, herën e fundit pive për mua
Unë sot për ty po pi birrë
Të lutem gënjeje Zotin
Eja çdo natë të bëjmë dashuri
Të premtoj që esëll dhe e dehur
Nuk të them jam e lodhur, nesër kushedi…
Please follow and like us: