Albspirit

Media/News/Publishing

Pa Filtra, Kandidatja shqiptare për në parlamentin italian: Po mund të kemi një kryeministre…

Anita Likmeta ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio, ishte e ftuar e gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion. Anita Likmeta tregoi për teleshikuesit e Ntv Televizion se sigurisht ky zhvillim cilësor në karrierën e saj profesionale dhe politike kishte ardhur si rezultat i arritjeve të realizuara në vëndin ku u rrit dhe u shkollua dhe më pas u bë pjesë e shumë zhvillimeve të rëndësishme profesionale dhe politike për të arritur deri në këtë moment kur është në garë për tu bërë deputete e parlamentit italian. Ne – tha Likmeta – jemi akoma të papërfaqësuar në parlamentin shqiptar dhe sigurisht ky zhvillim për tu përfaqësuar në parlamentin italian duhet të jetë këmbanë për Tiranën që të bëjë të mundur votën dhe përfaqësimin e diasporës në organin legjilativ të Shqipërisë. Pyetjes së gazetarit Nura për mundësitë që pas zgjedhjeve të 25 shtatorit Italia mund të ketë një kryeministre grua si Giorgia Meloni, Likmeta u përgjigj se kjo gjë është e mundur, por vetëm formalisht një arritje gjinore sepse, sipas Anita Likmetës, Meloni është një fashiste dhe këtë gjë e demostroi në publikimin e një rasti përdhunimi të një gruaje në Piacenza ku edhe i publikoi identitetin duke i publikuar videon në rrjetet sociale! Ajo është një fashiste – tha Likmeta – sepse ajo vjen nga rradhët e Aleancës Nacionale dhe e tillë është në të gjithë formimin e saj dhe se sigurisht – shtoi Likmeta – kjo nuk do jetë një gjë e mirë për Italinë dhe se gjasat për të qeverisur gjatë do jenë të pakta për të! Likmeta shtoi se nga ana tjetër gjasat që edhe ajo të zgjidhet deputete janë të mëdha dhe se këtë mundësi e përforcon mbështetja e jashtëzakonshme e Konunitetit Shqiptar në Itali që është komuniteti i dytë më i madh në vënd dhe që ka demostruar një mbështetje të jashtëzakonshme në mbështetje të saj. Edhe Komuniteti Arbëresh i Italisë – tha Likmeta – ka demostruar një mbështetje të jashtëzakonshme ndaj kandidaturës së saj dhe për këtë ajo ndihej shumë e privilegjuar e premtoi se do bënte gjithçka për të justifikuar këtë besim të madh të këtyre dy Komuniteteve me potencial të madh elektoral.

𝐍𝐓𝐕 𝐓𝐄𝐋𝐄𝐕𝐈𝐒𝐈𝐎𝐍 – https://linktr.ee/ntv.al

Please follow and like us: