Albspirit

Media/News/Publishing

Raport sekret i NATO-s: Rusia tërheq avionët luftarakë nga Ukraina

Rusia, pas sulmeve të kryera në Krime, ka vendosur të tërheqë avionët e saj luftarakë, shkruan faqja e internetit Business Insider, e cila citon një raport sekret të NATO -s. Sipas raportit të NATO-s, Rusia tashmë ka tërhequr 10 avionë luftarakë nga Krimea. Siç raporton uebfaqja, gjashtë avionë luftarakë SU-35C dhe katër MIIG-31BM u tërhoqën nga gadishulli. “Dronët ukrainas janë të vështirë të identifikohen si objektiva për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore”, thuhet në raport. Në të njëjtën kohë, Rusia ka rritur numrin e raketave taktike tokë-ajër që ka në gadishull për të zmbrapsur sulmet e mundshme të mëvonshme me dron nga Ukraina. Më 18 gusht, banorët vendas raportuan se kishin dëgjuar shpërthime në qytetin e Kerçit dhe afër aeroportit Belbek në Sevastopol. Më 20 gusht, një avion pa pilot sulmoi selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol. Avioni pa pilot “ra në çati dhe mori flakë”, tha guvernatori i rajonit, Mikhail Razvozayev.

Please follow and like us: