Rrufeja i merr jetën bosit të ëmbëlsirave
Alberto Balocco, president dhe CEO i industrisë së ëmbëlsirave ndërroi jetë sot më 26 gusht, pasi u godit nga rrufeja në male, në zonën Assietta, në Komunën e Pragelato në provincën e Torinos në Itali. 56-vjeçari Balocco ishte në shoqërinë e një miku nga Luksemburgut, në një ekskursion me biçikletë. Mediat italiane raportojnë se thirrja e urgjencës u bë nga një automobilist që kalonte pranë Assietta-s, por ndihma e ambulancës ajrore rezultoi e kotë. Kompania u themelua nga gjyshi i tij në 1927 dhe ende 100% i kontrolluar nga familja. Viktima tjetër është Davide Vigo 55 vjeç, me origjinë nga Torino dhe banues në Luksemburg.
Please follow and like us: