Abetarja e unifikuar që do të përdoret në Kosovë dhe në Shqipëri këtë vit shkollor
Kështu do të duket Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, e cila ka nisur të shpërndahet në Kosovë, raportojnë mediat vendase. Bazuar në foto të dërguara nga shtëpia botuese “Dukagjini” për RTKlive, shihet Abetarja Kosovë-Shqipëri, e cila është shtypur dhe pritet të jetë në duart e nxënësve. Nga kjo shtëpi botuese thanë për RTK se abetarja e përbashkët është gati dhe ka filluar të shpërndahet sot. Autoret e abetares së përbashkët janë Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu.
Please follow and like us: