Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: RËNDESË NËN YJE

Janë të rënda netët…
Rëndon terri duarve të mia.
Rëndojnë yje te kjo fletore.
Rëndojnë kujtime gërmave që verbojnë më shumë se kurrë.
Rëndojnë dhe ëndrrat gjumit të rëndë.
Rëndojnë mëngjese… Rëndon një diell. Sa shumë rëndojnë!
Veç ti! Ti rëndon aq lehtë mbi zemrën time rënduar prej mallit…!
Please follow and like us: