Burg deri 4 vjet, ‘seksi pa pëlqim të qartë është përdhunim’
Spanja ka ashpërsuar dënimet për abuzimet seksuale teksa pas shumë diskutimesh, Dhoma e Parlamentit miratoi përfundimisht ligjin e ashtuquajtur “vetëm po është po”.
Sipas këtij ligji, çdo akt seksual në të cilin njëri nga personat e përfshirë nuk jep pëlqimin e tij të qartë është përdhunim. Në veçanti, siç nënvizohet në tekstin e ligjit, “pëlqimi ekziston vetëm kur personat e përfshirë në akt shprehen lirisht me vepra, nisur nga rrethanat e çështjes, shprehin qartë vullnetin e personit të interesuar”.
Ligji parashikon ndryshime në kodin penal si heqja e dallimit midis krimit të “abuzimit seksual” (më të lehtë) dhe atij të “sulmit seksual” (më të rëndë), duke e lënë në fuqi vetëm këtë të fundit. Prandaj, çdo ndërveprim seksual pa pëlqimin e personit tjetër, do të jetë sulm dhe do të dënohet me burgim nga 1 deri në 4 vjet.
Rasti, i njohur si “La Manada”, daton në vitin 2016, kur viktima, atëherë 18 vjeç, u përdhunua nga një bandë prej pesë djemsh në Pamplona dhe më pas u la gjysmë e zhveshur në korridorin e një ndërtese. Të rinjtë kishin filmuar gjithçka edhe me telefona inteligjentë, duke u mburrur me fakte në një grup në WhatsApp, ku i referoheshin vetes me fjalën “La Manada”, pra “The pack”.
Gjykatësit e gjykatës së Pamplonas i kishin dënuar të pestë agresorët me nëntë vjet burg për “abuzim seksual” dhe jo për përdhunim. Prandaj protestat e forta shpërthyen atëherë në vend.