Gruaja godet me thikë burrin, asnjë reagim nga shoqata mbarëkombëtare në mbrojtje të meshkujve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se një grua ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj në Don Bosko pas një konflikti të çastit. Gruaja është identifikuar me inicialet A. N. ndërsa burri F.Gj. Burri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Për ngjarjen nuk ka ende asnjë reagim as nga shoqata e rruajtjes së fondeve ndërkombëtare për femrat me qendër në Tiranë dhe as nga shoqata mbarëkombëtare në mbrojtje të meshkujve, e cila ka edhe një certifikatë si shoqatë-ambasadore e Paqes, me qendër në Myzeqe.
Please follow and like us: