Kamberi: Marrëveshja për dokumentet, e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka mirëpritur marrëveshjen për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo është e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Në një postim në Facebook, Kamberi ka shkruar se me arritjen e kësaj marrëveshjeje me ndërmjetësimin e BE-së dhe përfshirjen direkte të SHBA-së, lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Kosovës, po merr kuptim.
“Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.
Please follow and like us: