Reperit Azet i sekuestrohen 18 mijë euro në doganën e Vërmicës
Reperit të njohur shqiptaro-gjerman, Azet, i janë sekuestruar 18 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Kosovës. Sipas doganës së Kosovës në pikën kufitare të Vërmicës, reperit Azet ju sekuestruan 18 mijë e 250 euro pasi i kishte të padeklaruara.
Njoftimi:
“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Please follow and like us: