Sazan Goliku: THESI I NËNË MARIES
Vite e vite të djersitur Maria mbajti mbi kurriz
thesin me grurë e thekër, me elb e misër – një femër Atllas.
Po erdhi një ditë e bardhë!
I zbukuroi mendjen dhe i rëndoi thesin me ëndrrën magjike
për Fanin e saj të vogël që kishte frikë të shkonte
në klasën e parë nga mësuesi egërshan.
Por paskish qenë një ëndërr kokëfortë,
ndaj nënë Maria Fanin e saj e futi në thes…
Klithmat e çjerrjete djalit nuk i dëgjonte,
nuk i vështronte as sytë e shqyer të fshatit.
… dhe Fani i saj u bë Fan Noli ynë.
Please follow and like us: