Behar Bunjakut i njihet diploma e Kolegjit AAB në shtetin suedez
Suksesi i studimeve në Kolegjin AAB përveq në nivel vendi, po vazhdon të vlerësohet edhe ndërkombëtarisht duke vërtetuar liderin në arsim.
Së fundi, Behar Bunjaku student nga Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, është njoftuar se diploma e studimeve BA i është njohur nga (UHR) Këshilli Suedez për universitet. Ndërsa, për përvojën e tij për studimet ai shprehet krenar dhe falënderues ndaj Kolegjit AAB.
“Jam shumë krenar me vlerësimin që bëri shteti suedez duke krahasuar si të vlefshme diplomën e Kolegjit AAB në Suedi. Përvoja ime e përgjithshme ka qenë e dobishme për shkak të stafit akademik dhe mësimdhënies cilësore që ndjeka gjatë studimeve. Ndërsa, mesazhi im është që të luftohet gjithmonë për gjëra të mira duke këmbëngulur në infrastrukturë dhe studime adekuate”, u shpreh ai.
Pas suksesit të studimeve në AAB, Behari planifikon që studimet t’i vazhdojë në degën e IT si zhvillues i sistemit në Suedi.
Please follow and like us: