Bujar Osmani do të kryesojë OSBE-në më 1 janar 2023
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani do të jetë kryesues i OSBE-së për 12 muaj, duke filluar nga 1 janari i 2023-ës.
Lajmin e ka dhënë vetë ai në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se është i privilegjuar nga që merr një post me rendësi.
“A e dini se OSBE është organizata më e madhe e sigurisë në botë me 57 shtete që përfaqësojnë 1.3 miliardë njerëz në tre kontinente. Duke filluar nga 1 janari, gjatë 12 muajve të ardhshëm Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme dhe jam i privilegjuar të marr rolin e kryesuesit të OSBE-së me seli në Vienë”, ka shkruar Osmani.
Please follow and like us: