Ndue Ukaj: Mbi dehumanizmin e shoqërisë!
Dhuna e tmerrshme e pesë barbarëve mbi një vajzë të vogël 11 vjeçare tregon shkallën e madhe të dehumanizimit të shoqërisë sonë. Ky akt barbar, me plot kuptimin e fjalës, tregon se në ç’shkallë kritike ka mbërri shtazifikimi i njeriut tonë dhe kjo vërtet është kambanë alarmi për secilin njeri normal.
Sepse, prej kësaj të keqe s’mund t’na çlirojë askush: as NATO, as Brukseli, as plot politikanë të idhët që gjuhën e sjelljet johumane i kanë referene të përditshme, as shtirjet e rreme që i bëjmë për poza publike.
Shoqëria jonë vuan ma shumë se për ajër të pastër e ushim të mirë për një shkollë të vërtetë humanizmit.
Sa shumë merakosemi ose shtiremi se merakosim për mjedisin ku jetojmë, për ajrin që thithim, për ushqimin që hamë dhe sa pak merakoshemi për mejdisin etik ku rritemi dhe gjuhën që përdorim.
Sa fjalë vullgare e të pista dalin prej gojëve të plot meshkujve shqiptarë që si bisha i shikojnë vajzat ose gratë?
S’ka armik ma të madh shoqëria se dehumanizmi. Dhe ne jemi duke rrëshqit drejt kësaj katastrofe. Sepse, e kemi bjerrë bukur shumë shkollën e humanizmit dhe kemi mbjellë shkollë monstruoze.
Please follow and like us: