Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: PESHKATARI

 

 

Peshkatari ikën me varkën e tij në mëngjes,

Kur dielli ngjyen me të kuqe krifat e kodrave,

Mbi Butrint e Ksamil.

 

Humbur midis shtjellave të thellësisë,

Erërave e rrymës plot me tinguj të gjallë.

Dashuria nuk është një iluzion atje larg,

As një rregull i nevojshëm.

 

 

Peshkatari kthehet në darkë.

E kuqërremta është tretur në krejt perëndimin.

Dhe vetmitari në breg e kupton:

 

Ai ka ndjekur baticën që të fut në det

E në fund të nxjerr përsëri nga deti.

 

A beson ti në zot o peshkatar?

Besoj, përndryshe se takoj dot nënën time

Atje lart në qiell…

 

Të nesërmen dielli lind përseri!

Please follow and like us: