Poezia e Gëtes vjen në shqip nga Ndre Mjeda
Mbreti i Tulës
Deri n’dekë besnik ke s’thohet
Ishte n’Tule ‘j padisha,
Diq e dashta mbas do kohet
E ‘j got’ arit shej i la.
Sa at gotë arit gja nuk dote
E gjithmonë me tene piu;
Por ka ‘j lot për faqe i shkote
Gjithsaherë pite fatziu.
Kur pau vedin tuj mbarue
Njeh qytetet, e gjithçka
Trashgimtarit ia la shkrue,
Por putirin nuk ia la.
N’deje t’i’parve, n’buzë të dedit
Gjith’, parsinë n’nji gost’ i thrret;
Ulet n’gost e ka rreth vedit
Mbledhun bashkë parsin’ e vet.
E t’ksaj t’kandshmes jetë dëshirin
Piu ma t’mbramin e lumnoi
Pijsi plak, mandej putirin
Ndër valë t’detit e flakroi.
Tuj e zhyt’ e pau n’fund t’zallit
Tuj këcye, nalt tuj hupë me turr;
E n’at’ ças i ranë prej ballit
Fikun syt’ e s’piu ma kurr.
Please follow and like us: