Albspirit

Media/News/Publishing

Simbolet e komunizmit dhe keqpërdorimi përdhosës e nostaligjik i tyre si kërcënim i së ardhmes dhe fyerje ndaj dinjitetit njerëzor

Dr. Ardian Elezi

 

Përdorimi i flamurit kombëtar si shenjë indentitet me yllin komunist është një përdhosje dhe fyerje e dinjitetit tonë e sidomos dhunim i kujtesës ndaj dënimeve të krimeve të komunizmit dhe të gjithë të mbijetuarëve të atij sistemi kriminal, e mbi të gjitha ndaj qindra mijra të burgosureve, të internuarëve, të vrarë e zhdukurëve që sot nuk kanë një vendprehje për shpirtrat e tyre. Është fyerje për rezistencën dhe desidencën antikomuniste, për herojtë e revoltës së Spaçit ku u valvit triumfues prej të burgosurëve politikë flamuri kombëtar pa yllin partizan. Ky është një keqpëdorim i këtyre simboleve identitare demostruar në mënyrë cinike dhe vrastare në një event publik muzikor si Sun Hills dhe ku me ligj dhe me konventa e rezoluta kombëtare dhe ndërkombëtare dënimi i krimeve të komunizmit dhe përdorimi i simboleve të diktatorit dhe komunizmit është i ndaluar dhe I dënueshëm. Edhe ambasadorja amerikane shkëlqesia e saj znj. Juri Kim në takim me ish të përndjekurit ndër të tjera na mbështeti duke u shprehur se këto histori nuk do të kthehen dhe nuk do të përsëriten dhe se nuk ka asnjë justifikim apo shfajësim për mizoritë e regjimit e drejtuesve kriminalë dhe për nostaligjikët e viteve të komunizmit, siç është rasti evokues në fjalë. Kjo nuk i shërben shërimit të plagëve dhe shpirtrave të të vdekureve dhe të mbijetuarëve si dhe paqes sociale në vendin tonë të trazuar.

Please follow and like us: