Albspirit

Media/News/Publishing

𝐌𝐛𝐱 đ©đšđđąđ§đžÌˆ 𝐞 𝐳. đˆđ„đąđ« 𝐌𝐞𝐭𝐚𝐣 𝐧𝐝𝐚𝐣 đšđ§đžÌˆđ­đšđ«đžÌˆđŻđž đ­đžÌˆ đ€đźđ­đšđ«đąđ­đžđ­đąt tĂ« Dosjeve

 

Ilir Meta padit Autoritetin e Dosjeve

đ“đąđ«đšđ§đžÌˆ, 𝟏 đŹđĄđ­đšđ­đšđ« 𝟐𝟎𝟐𝟐 – Autoriteti pĂ«r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit tĂ« Shtetit u njoh nĂ«pĂ«rmjet medias, me kallĂ«zimin penal tĂ« bĂ«rĂ« ndaj anĂ«tarĂ«ve tĂ« tij, mbi vendimmarrjen e datĂ«s 26 korrik 2022 e nĂ« vijim, akuza qĂ« i gjen tĂ« pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese pĂ«r dinjitetin e secilit prej anĂ«tarĂ«ve.

 Autoriteti është i hapur të bashkëpunojë me institucionet ligjzbatuese e të gjithë të interesuarit, dhe fton institucionet të kryejnë detyrën mbi materialet që administron me ligj, që prej krijimit të tij.

Autoriteti garanton publikun për kryerje me integritet, përgjegjësi profesionale dhe jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij për ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar.

Çdo veprimtari e Autoritetit Ă«shtĂ« e bazuar nĂ« akte ligjore dhe nĂ«nligjore, nĂ« vendimmarrje kolegjiale, e shoqĂ«ruar me dokumentacion tĂ« protokolluar, lehtĂ«sisht e verifikueshme nĂ« çdo kohĂ«.

Autoriteti administron dokumentacion arkivor nĂ« bazĂ« tĂ« ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, ligjit pĂ«r arkivat dhe ligjit pĂ«r informacionin e klasifikuar “sekret shtetĂ«ror”. NĂ« tĂ« gjitha rastet, ndiqet  procedura e mirĂ«pĂ«rcaktuar e deklasifikimit –  sipas VKM nr. 662/2017 “PĂ«r miratimin e rregullores pĂ«r deklasifikimin dhe zhvlerĂ«simin e informacionit tĂ« klasifikuar “sekret shtetĂ«ror”, – qĂ« dokumentohet imtĂ«sisht, hap pas hapi me shkresa pĂ«rcjellĂ«se, bibliografia e sĂ« cilĂ«s publikohet nĂ« faqen zyrtare tĂ« institucionit, nĂ« Fletoren Zyrtare dhe nga DSIK, institucioni i specializuar pĂ«r sekretin shtetĂ«ror.

Autoriteti siguron qytetarët shqiptarë për standardin maksimal të sigurisë së dokumentacionit të administruar prej tij. Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit trajtohen në zonat e sigurisë dhe vetëm nga personat e autorizuar sipas ligjit, ku respektohen të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me protokollin e hyrje/daljeve në mjediset e arkivit; kontrollin e ambienteve ku ruhen dokumentet; dhënien për shfrytëzim të dokumenteve arkivore; regjistrimin në regjistrat përkatës duke evidentuar të dhënat e dokumenteve të shërbyera; punonjësin që i merr, si dhe kohën e marrjes dhe kthimit të dokumenteve, në zbatim të legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar dhe sigurinë fizike; sigurimin e kontrollit mbi hyrjen dhe daljen nga hapësirat zyrtare për qëllime sigurie, me kamera sigurie, të cilat monitorojnë çdo mjedis 24 orë, në shtatë ditë të javës.

Autoriteti garanton autenticitetin dhe integritetin e çdo dokumenti. Materialet arkivore vihen në dispozicion, në zbatim të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, duke mbrojtur të dhënat personale. Versioni origjinal ruhet në arkivin e Autoritetit.

Autoriteti Ă«shtĂ« i bindur nĂ« vlerĂ«n dhe impaktin publik tĂ« ndryshimeve ligjore, tĂ« paraqitura e kĂ«rkuara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, (nĂ« nĂ«ntor 2018, shkurt 2020, korrik 2022) pĂ«r shfuqizimin e nenit 29, pika 4 tĂ« ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, mbi komisionet “Mezini”-“Bezhani” dhe pĂ«r ndĂ«rhyrje nĂ« Kodin Zgjedhor, pĂ«r angazhim gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s tĂ« subjekteve politike, pĂ«r zbatimin e nenit 30 tĂ« ligjit 45/2015, i ndryshuar.

Please follow and like us: