Albspirit

Media/News/Publishing

Milazim Krasniqi: KU JANË MORE SHQIPTARËT?! 

Në hotelin “Grand” (më e drejtë është të thuhet në ish hotelin) ishte e hapur nje beter ekspozite, në mesin e të cilës ishte edhe ekspozimi (hapja) e apartamentit të Titos. Një djalë i sjellshëm, por i padijshëm, mundohej të tregonte diçka për atë apartament dhe për Titon. Nuk i vë faj djalit të shkretë. Për faktin që ai nuk di çfarë krimineli ka qenë Titoja, faj ka shkolla jonë, faj kanë mediet tona publike, faj ka politika, faj kanë familjet, kemi faj secili prej nesh.
Në fakt, nuk ka të keqe që ekspozohet ai apartament. Por, ai ekspozim do të duhej të shoqërohej me disa informacione themelore. Në hyrje të apartamentit do të duhej të ishin disa shënime për vizitorët, që kryesisht ishin të rinj dhe nuk e kanë idenë se kush ka qenë Tito. Në ato shënime do të duhej të tregohej kur ka lindur, kur ka vdekur, çfarë funksionsh ka kryer. Gjithsesi do të duhej të tregohej edhe se Tito ishte njëri nga kriminelët më të mëdhenj të shekullit XX. (Në rangimin e kriminelëve më të mëdhenj komunist të shekullit XX, Tito ishte pas Stalinit, Mao Ce Dunit, Leninit dhe Pol Potit. Sipas disa përllogaritjeve që janë bërë deri sot, por që nuk janë definitive, gjatë regjimit komunist jugosllav, të drejtuar nga Josip Broz Tito, në ish Jugosllavi janë vrarë, ose kanë vdekur nga ekspozimi kushteve çnjerëzore (në kampe, nga shpronësimi, etj.) 1.17 milionë njerëz!) Ata që fshehin këtë fakt, ka rrezik që vetë janë kriminelë ideologjikë. Vërtet nuk arrij ta kuptojë si tentohet të rehabilitohet kështu ditën për diell figura e atij krimineli, në Kosovën tonë të pavarur? Ku janë shkrimtarët, intelektualët e këtij vendi? Ku janë ish të burgosurit politikë, që kanë vuajtur tmerrin në burgjet e këtij krimineli, që nga Golli Otoku, Stara Gradishka, Nishi, Pozharevci e anëkend ish Jugosllavisë? Ku janë more shqiptarët? Diçka e kobshme është duke i ndodhë shqiptarizmit në këtë vend, pas çlirimit).
Please follow and like us: