Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet istogari për ngacmim seksual në rrjetin social

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një person pasi që dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kontaktuar një femër.

Sipas njoftimit të Policisë të premten, është arritur të identifikohet i dyshuari L.G, nga një fshat i Istogut, i cili dyshohet se gjatë bisedave me video me vajzën, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

“Rasti më pas është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike. Hetuesit policorë pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të  identifikojnë të dyshuarin L.G., (mashkull kosovar, nga një fshat i Istogut), i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër. Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’”, thuhet në njoftim .

Tutje thuhet se të dyshuarit që u arrestuar sot si provë materiale i është konfiskuar një telefon celular.

Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policor.

Please follow and like us: