Vera Ora: Dënim maksimal për dhunuesit e së miturës
Vera Ora njihet si nëna e Rita Orës dhe prej famës së këngëtares edhe ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Megjithatë, ajo prej vitesh është psikiatre dhe ka punuar në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar). Ajo ka reaguar së fundmi në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga një grup prej 5 djemsh. Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, Vera Ora shprehet se ky është një akt që duhet të dënohet ashpër, ndërsa ngre dhe disa pyetje të rëndësishme.
Më tej Ora shprehet se sipas saj ky grup prej 5 personash që kanë abuzuar me 11-vjeçaren, mund të jetë i drejtuar nga një lider psikopat, për të cilin duhet të kryhen hetime. Sipas saj ky mund të jetë një sulm i organizuar me ndonjë apo me ndonjë qëllim, me ndonjë hakmarrje që mund të këtë ndonjë prapavijë.
“Unë e shoh këtë si një grup të drejtuar nga një profil. Kush është lideri dhe çfarë prapavije ka pasur ai njeri dhe ata që kanë dhe ndjekësit që i kanë përcjellë dhunuesit që të bëjnë një akt kaq të tmerrshëm? Është një dukuri që duhet menduar. Mund të jetë një sulm i organizuar dhe i planifikuar shumë gjatë me një strategji, mund të them ndonjë qëllim apo ndonjë hakmarrje apo ndonjë akt i cili është bazuar në një prapvijë. Mua me qanë zemra për atë që ka mundur ta përjetojë ajo vajzë dhe traumat që ka mundur të pësojë ai fëmijë, trauma të cilat ndoshta kurrë nuk do të largohen nga jeta e saj. Si në psiqikën e saj ashtu edhe në të familjes dhe rrethit të ngushtë. Siç thashë dhe më parë ky grup e ka një udhëheqës, një psikopat udhëheqës, i cili ka bërë një ide dhe e kanë përcjellë të tjerët. Varet çfarë kushti kanë qenë ato sugjerime. Sigurisht që mund të ketë pasur ndonjë që ka rezistuar, por dihet se çfarë ndodh me ata që rezistojnë. Mund të jetë quajtur si qyqar, i dobët, jo mashkullor, jo i fortë. Kur bëhet një akti i tillë ne si shoqëri fillojmë të akuzojmë një ngjarje të tillë me të drejtë, por ndoshta është me rëndësi të shohim si shoqëri çfarë të bëhet në këto raste. Këto grupe janë të ashpra”- shprehet mamaja e Rita Orës.
https://www.instagram.com/veraora/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b78da99a-6978-4336-a92b-c60eb9617336