Albspirit

Media/News/Publishing

Përcillet pa ceremoni shtetërore, Mikhail Gorbaçov

Këtë të shtunë në Moskë iu dha lamtumira e fundit udhëheqësit të fundit sovjetik Mikhail Gorbaçov.

Edhe pse nuk u organizua një ceremoni shtetërore të shumtë ishin qytetarët që dolën për të nderuar për herë të fundit ish liderin. Për shkak të raporteve të tensionuara me Rusinë nuk mori pjesë asnjë lider i huaj as presidenti Putin nuk ishte i pranishëm.

Gorbaçov do të varroset në varrezat prestigjioze Novodevichy të Moskës pranë gruas së tij Raisa, e cila vdiq nga kanceri në vitin 1999.

I njohur në Perëndim si Gorby – Gorbaçov vdiq të martën në moshën 91-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Ai qëndroi në pushtet në periudhën 1985 – 1991 dhe u përpoq të transformonte Bashkimin Sovjetik me reforma demokratike.

Në Rusi, shumë e fajësojnë për braktisjen e perandorisë sovjetike, por në Perëndim, Gorbaçovi shihet si njeriu që i dha fund Luftës së Ftohtë dhe hoqi perden e hekurt për cka u nderua me çmimin Nobel. 

Please follow and like us: