Poezia e Vaid Hyzotit vjen në italisht nga Mimoza Pulaj
Foto ilustruese
TI PRET
Ti pret një pëshpërimë, një ofshamë,
mjafton që unë të flas i pari…
Ç‘të të them?
Veç lutje belbëzon i varuri…
ATTENDI
Attendi un sussurro, un sospiro,
sufficiente inizi io a parlar per primo…
Cosa posso dirti? Niente di fatto.
Solamente la balbettante preghiera di un impiccato…
LOTËT
E di:
ajo atje larg, sa herë që flasim,
e mbyll kompjuterin me dy pika lot…
Lotët e saj faqeve të mia rrëshqasin,
më djegin, më dhëmbin si gurë të fortë.
Rrëshqasin dhe më krijojnë rrudha në fytyrë,
dhemb mollë e Adamit, se jam burrë dhe s’mund të qaj.
Më fton të ngjitem në rrudha, si rrugë e vetme
të gjëndem pranë syve të saj…
LE LACRIME
Lo so:
lei, lì lontano, ogni volta che ne parliamo,
spegne il computer con due lacrime…
Giunte, scivolano sulle mie guance,
mi bruciano, mi fanno male come pietre dure.
Scivolano e creano rughe sul mio viso,
la mela di Adamo fa male e non riesco a piangere, sono un uomo.
Mi invita a salire sulle rughe,
per avvicinarmi ai suoi occhi, l’unico modo…
FEMËR FATLUME
Je fatlume që u dashurove me mua
me fat dhe më të madh që nuk jemi bashkë.
Një jetë që vuaj…por vuajtje e një burri
të ruan të bukur,
sic ishe vajzë!
RAGAZZA FORTUNATA
Fortunata ad esserti innamorata di me,
ancora di più, nel non essere stati assieme.
Sofferente da una vita … ma la sofferenza di un uomo
ti mantiene bella,
come da giovincella!
VAZOT
Në çdo fillim viti,
urimet dhe ëndrrat
i vë në një vazo
e mbjell lulen e shpresës…
Ditëve të mëpasme
bëj krasitje e ujitje të lidhë lulja
frytin e buzëqeshjes.
Në çdo fund viti
shoh vazot që shtohen
me lulet e thara…
Dhe unë naivi,
filloj nga e para…
I VASI
All’inizio di ogni anno,
gli auguri e i sogni
li metto in un vaso e germoglia
la pianta della speranza davanti al mio viso…
I giorni a seguire
li poto e li annaffio
per far fruttare il sorriso.
Alla fine di ogni anno
vedo l’aggiunta di un vaso
dai fiori crudelmente secchi …
E da capo ricomincio
ingenuamente…