Beatriçe Balliçi: Bën ftohtë dhe brenda dhe jashtë
Bën ftohtë dhe brenda dhe jashtë,
Përmbysur janë gjërat gjithkund,
Dhe folja e gegnishtes “me dashtë”
Magjinë e saj po e humb.
Me dashtë me qenë shpirt i lirë
Do gjesh horizontin pa dritë.
Të ikësh – do mbytesh në dhimbje,
Të rrish – do gjendesh në pritë.
Bën ftohtë dhe brenda dhe jashtë,
Si mund të shpëtojmë, si mund?
Nxitojmë, se fuqia me dashtë
Dhe vëte horizontin e shkund.
Please follow and like us: