Albspirit

Media/News/Publishing

Filip Talo i shkruan Autoritetit: Spiuni im ishte nga Librazhdi, jo nga Skrapari

Filip Talo i kërkon Autoritetit të Dosjeve të korrigjojë dosjen pasi personi të cilit ai i ka treguar se do të arratisej kanë qenë Ilir Murati dhe Astrit Zeqo dhe jo Ilir Metaj. Në shkresën që i është dorëzuar Autoritetit të Dosjeve më datë  3 shtator Talo sqaron se personi me të cilin ka folur për arratisjen e tij ka qenë Ilir Murati dhe se po përpiqen të përfitohet politikisht përmes historisë së tij. Sipas ish presidentit, njëkohësisht kryetarit të Partisë së Lirisë emri i tij si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, siç pretendohet nga Autoriteti i Dosjeve ka dalë pikërisht nga dosja e Filip Talos. Talo në kërkesën e tij thotë se veçanërisht me Ilir Muratin ka zhvilluar biseda lidhur me mundësinë e arritjes jashtë deri në momentin kur ka dyshuar se Ilir Murati mund të ishte personi që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit.  Madje Pasi është ndaluar ai thotë se punonjësit e sigurimit të shtetit i kanë vendosur në dispozicion edhe denoncimin dhe përgjimet teknike të shokut të klasës Ilir Murati.

Shantazh?

Talo shkon më tej se i ndodhur nën presion është detyruar të bashkëpunojë me organet e sigurimit por në asnjë moment nuk ka prodhuar produkt që mund ti shërbente këtij sigurimi dhe se fatkeqësia e tij po shërbehet si bazë për të bërë shantazhe. “I shokuar dhe duke menduar skenarin më të keq për veten e familjen, i ndodhur në këto rrethana kam pranuar të bashkëpunoj me organet e sigurimit.  Nga ky moment deri ne Shkurt 1991, kohë në të cilën jam larguar nga Shqipëria, pra për afro 11 muaj, organet e sigurimit të shtetit me gjithë përpjekjet e pareshtura që kanë kryer ndaj meje, nuk kanë mundur të më aktivizojnë për qëllime të tyre. Gjithashtu ai sqaron se “në asnjë moment nuk ka prodhuar asnjë produkt që mund ti shërbente organeve të sigurimit të shtetit”. Murati thotë më tej se “nga materiali i dosjes në ngarkim të tij rikonfirmon autenticitetin dhe saktësinë e vërtetësinë vetëm tek shkresat që janë shkruar me shkrim dore dhe janë firmosur nga ana e tij ndërkohë që disa shkresa të tjera përmbajnë të dhëna kontradiktore, të pasakta të manipuluara, dhe /ose të falsifikuara. Fatkeqësia ime në atë periudhë, nuk mund të shërbejë si bazë për të më bërë objekt ngacmimesh apo shantazhesh sot”. Ai thotë se dy dokumente konstaton të dhëna “të pasakta dhe ose të manipuluara apo të falsifikuara”. “Denoncimi i vetëm që më është vënë përpara nga punonjësit e sigurimit të shtetit është vetëm denoncimi i shokut tim të klasës dhe konviktit Ilir Murati (denoncim i cili çuditërisht mungon në dosje.  I vetmi person që ka përdorur ndaj meje teknikë operative është shoku im Ilir Murati dhe ky fakt është konfirmuar nga organet e sigurimit të shtetit në dokumente dhe përgjime”. “ Ju informoj se në klasën time ka pasur dy persona me emrin Ilir Metaj dhe konkretisht: Ilir Rexhep Metaj dhe Ilir Mero Metaj. Sqaroj faktin se në asnjë rrethanë apo situatë unë nuk kam biseduar me asnjë prej tyre për idenë e arratisjes jashtë shtetit, si dhe asnjë prej këtyre dy personave nuk më ka pyetur apo shprehur ndonjë kërkese apo dyshim lidhur me idenë time për t’u arratisur. Ky fakt konfirmohet edhe nga dokumentet që më kanë vënë përpara punëtoret dhe operativet e sigurimit te shtetit ku rezultonte vetëm një person si denoncuesi im dhe ai ishte: Ilir Murati. Sa mësipër, unë kërkuesi Filip Talo, kërkoj korrigjimin/saktësimin e këtij paragrafi duke qartësuar faktin se personi i vetëm që më ka denoncuar me prova, fakte dhe përgjime në organet e sigurimit të shtetit është Ilir Murati”.

Biseda me shishen e verës

Gjithashtu ai thotë se kujton dhe kohën kur ka bërë bisedën me Ilir Muratin në një lokal afër Qytetit Studenti. Ilir Murati kishte marrë me vete edhe dy shishe me verë të kuqe Librazhdi, dhe kishte si synim të më jepte për të pirë me qëllim që unë të flisja/hapesha për çdo pyetje qe ai do të bënte. Pikërisht ky ka qenë momenti, qe unë kam kuptuar se Ilir Murati ishte bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe ishte i pajisur me përgjues. Qëndrimi im ka qene refuzues si ndaj pijes ashtu edhe ndaj gjithë pyetjeve qe me bënte Ilir Murati. Filip Talo e mbyll kërkesën e tij duke kërkuar korrigjimin saktësimin e të dhënave në dosjen në ngarkim te personit të tij, duke saktësuar/qartësuar faktin se personi i vetëm që mua Filip Talo më ka denoncuar me prova, fakte dhe përgjime ne organet e sigurimit të shtetit është Ilir Murati. Gjithashtu ai shton se çështjen e tij do ta ndjekë në institucionet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ndërkohë më 1 shtator Ilir Meta kallëzoi në Prokurori anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë manipuluar dosjen kanë kryer shkelje flagrante dhe të qëllimshme, të ligjit nga ana e tyre, në shërbim të verbër të sulmeve politike të kryeministrit Edi Rama lidhur me mua si ish-President i Republikës, dhe Kryetar i Partisë së Lirisë, forca e dytë opozitare në vend./oranews

https://www.oranews.tv/vendi/dokumenti-filip-talo-kerkese-autoritetit-te-dosjeve-korrigjo-te-dhenat-me–i1055631

 

Please follow and like us: