Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Kur të jem mërzitur…

Kur të jem mërzitur
E të kem ikur,
Për të të pritur
Do t’më gjesh me diellin,
Përballë gjoksit tim do jetë shtrirë ai
I nxehtë e i kuq – plot dritë e jetë
Dhe mua ulur do t’më gjesh
Me lot e të qeshura malli
Në lokalin prej druri
Ku dy akulloret paguam
Si të ishin xhevairë
Dhe t’i nuk ma prishe kurrë,
Gjithsesi,
Se ti kurrë s’ma prishe ndonjëherë
Dhe prandaj e di se do t’vish
Aty ku dallgët e larta përplasen
Mbi gjirin e gjërë e të thellë
Sa fund-deti –
Sa tërë bota udhëtim me ty.
Do të pres gjysmë e zhveshur
Me tërë pjesët e turpit tim që ti i do
Me tërë pjesët e shpirtit tim që ti i kërkon
Në heshtje e me fjalë
Me fisnikëri e plot nerv e detaj
Aty do të të pres
Ku të kam dashur si ditën e parë,
Diellit ulur përballë.
Në çdo cep të botës.
Please follow and like us: