Ismet Hajrullahu: Të largohet shtatorja komuniste nga sheshi i Prishtinës
Në sheshin Adem Jashari, qëndron ende në kembë trekëndeshi komunist, trekendësh që fyen popullin shqiptar në Kosovë , popull që u përsekutua deri në gjenocid nga komunizmi jugosllav ! Sot, pas kaq vitesh çlirim , është tejet i domosdoshëm, jo vetëm për t’u distancuar dhe për ta dënuar sistemin e kaluar totalitar komunist jugosllav në Kosovë , por është gjithashtu,obligim dhe respekt për të gjithë të rënët, të vrarët prapa shpine, ku vetëm në zonat e ndryshme të Prishtinës si në Tokbahqe, Velani, Parku i Gërmisë janë të mbushura përplot me varre masive.
Do të ishte një lehtësim shpirtëror edhe për ish të burgosurit politikë, që u dergjën burgjeve të diktaturës komuniste jugosllave, të internuarve e të gjithë të keqtrajtuarve nga organet e UDB-së dhe KOS-it, si dhe të spastrimit etnik, ku në marrëveshje në mes të Jugosllavisë titiste me Turqinë (1951-1956), u shpërngulën e u dëbuan qindra mijëra shqiptarë drejt Anadollit. Kjo shtatore komuniste duhet të largohet nga sheshi, pasi me prezencën e saj, ende persekuton shpirtërisht familjet e të vrareve, persekutuarve, te burgosurve politik , dhe në vend të saj të vendoset shtatorja e Heronjve Adem dhe Hamez Jashari!
Gjithashtu, Kuvendi i R. Kosovës të caktoj një datë në kujtim të viktimave nga komunizni jugosllav në Kosovë dhe të kërkoj nga Komuna e Prishtines, të ndaj një hapësirë brenda kryeqytetit për të vendosur një shtatore në kujtim të tyre!
Please follow and like us: