UMSH hap dyert për maturantët, bursa dhe profile të reja studimi
Dr. Drita Avdyli
Për çdokënd ndjesia më e mirë që mund të përjetohet është kur dëgjon zërat e të rinjve në shkallët e universiteteve. Këtë ndjesi të pakrahsueshme e përjetuam ne, në universitetin tonë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë hapi dyert për maturantët e këtij viti jo vetëm me profile të reja studimi, me staf kademik të mirënjohur dhe plot vlera, por me mundësi të shumta dhe bursa për ata të cilët janë e ardhmja e vendit tonë. Jo rastësisht oborri dhe koridoret e universitetit tonë janë përplot në këto ditë shtatori, gjithçka tregon frymën moderne të komunikimit tonë me brezat e rinj, duke u shërbyer atyre për të arritur destinacionet e përmbushjes profesionale. Edukimi është prioritet për ne si në vendet e zhvilluara të cilat vëndin e parë të rëndësisë ua kushtojnë brezit të ri, nevojave të tyre dhe mundësisë për tu krijuar profesione të vlefshme. Hapat e arsimimit të mirë janë përgjegjësi e shtuar jo vetëm për ne por mbarë shoqërinë, për të mundësuar klimë të sigurtë profesionale në shoqërinë tonë. Nuk është e vështirë të dallohen kushtet apo literatura në universitetin tonë, por ajo që e bën të veçantë është besueshmëria e lartë dhe shtimi i vazhdueshëm i studentëve në auditore. E gjithë puna me studentët është e orientuar në marrjen në administrim të vlerave që zotëron gjithësecili, dhënia e bursave të studimit për maturantët më të mirë dhe njëkohësisht shtimi i profileve të reja të cilat i kërkon tregu i punës. Ajo që na mban të pakonkurueshëm në treg është përgatitja e stafit akademik, komunikimi me studentët, kurikulat dhe bashkëpunimi që i jep fuqi rezultateve që ne presim çdo vit për studentët tanë. Gjithmonë ka vështirësi në proceset arsimore por ne punojmë fort për ta mbajtur cilësinë më të mirë të punës tonë kërkimore dhe njëkohësisht përgatitore të çdo studenti që zgjedh të jetë pjesë e UMSH-së.