Albspirit

Media/News/Publishing

Muhamet Rrumbullaku, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Muhamet Rrumbullaku emërohet në krye të uniformave blu. Lajmi u konfirmua sot nga ministri i Brendshën, Bledar Çuçi. Sipas këtij të fundit, Rrumbullaku plotëson të gjitha kriteret për të qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Kush është Muhamet Rrumbullaku?

Muhamet Rrumbullaku ishte ndër emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Gledis Nanos pak ditë më parë. Ai shtë diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.

Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu.

Please follow and like us: