Albspirit

Media/News/Publishing

Shkëlqim Spaho: ASHK nuk pyet as për vendimet e Qeverisë, u mohon qytetarëve cerifikatën për të drejtën pronësisë reale

Nga Gazeta Telegraf

Një tjetër skandal ka dalë në dritë sa i përket shkeljeve flagrante të ligjit, që ndodhin në vendin tonë. Kësaj radhe është pikërisht Artan Lame, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, i cili ka treguar se nuk pyet më as për ligjet që publikohen në Fletoren Zyrtare. Në këtë denoncim siç raporton gazeta ‘Telegraf’ do të njihemi me një shkelje që i është bërë Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.782 datë 07.10.2020 i cili ka miratuar “MODELET E AKTEVE KADASTRALE DHE TE DHËNAVE NË PËRMBAJTJE TË HARTËS KADASTRALE” ku në Aneksin nr.6 përfshihet edhe modeli i Certifikatës së Regjistrimit të të Drejtave Reale. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga miratimi, ky dokument duket se nuk është i rëndësishëm për drejtuesin e ASHK pasi thjesht ka vendosur të mos e bëjë të aksesueshëm për qytetarët. Ka qenë ish-Drejtor Departamenti K.L.SH., Shkëlqim Spaho, i cili ka publikuar dokumentin ashtu siç duhet të gjendet në hapësirën e dedikuar si dhe një sërë pyetjesh, të cilat i drejtohen posaçërisht kreut të Kadastrës, nga i cili pritet një shpjegim për këtë shkelje. Në një intervistë për gazetën “Telegraf”, ish- drejtori i Departamentit të K.L.SH. ka shpjeguar shkeljen e kryer.

Në një publikim tuajin ju deklaroni se certifikata e pronësisë reale nuk gjendet në sistem edhe pse është në fakt e miratuar me ligj, për ta shpjeguar edhe për lexuesin, çfarë është në të vërtet ky dokument?

Aktet kadastrale janë dokumente zyrtare që lëshohen nga AKSH për pronarët e pasurive të paluajtshmë dhe për titullarët e të drejtave reale. Pra këto akte në vetëvete janë unikë dhe lëshohet nga Agjencia shtetërore e Kadastrës. Modelet e akteve që duhet të lëshohen nga AKSH nxirren me vendim të Këshillit të Ministrave, pra miratohen me VKM pasi janë të parashikuara në ligjin numër 111/2018 Për Kadastrën. Në këto kushte është parashikuar edhe certifikata e të drejtave reale për titullarë të këtyre të drejtave është miratuar nga vendimi i qeverisë 782 datë 7 -10 2020, pra rreth 3 vite më parë. Pavarësisht se është miratuar agjencia shtetërore e kadastrës ka detyrimin ligjor nga momenti që qeveria merr vendimin dhe ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare pra hyn në fuqi ka të drejtën ta botojë në sistemin multifunksional të shërbimit kadastral. Kjo certifikatë nuk ekziston e implementuar në këtë sistem.

Sipas jush pse ky dokument nuk gjendet në sistemin e Kadastrës dhe kush e pengon mundësinë e aksesit të qytetarëve në këtë dokument? Çfarë përfitimi kanë personat përgjegjës me këtë shkelje flagrante të ligjit?

Kjo është në fakt një pyetje, që i duhet shtruar Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës Z. ArtanLame dhe ai të japë shpjegime se cila është arsyeja që nuk ka zbatuar një vendim qeverie. Dhe Lame si titullar i institucionit ka të drejtën ligjore të veprimit dhe mosveprimit për aktet që janë të detyrueshme për t’u implementuar në sistemin e Kadastrës. Pra qeveria ka vendosur. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, modelet e akteve ekzistojnë dhe se pse nuk lëshohen për këtë duhet të japë shpjegime drejtori i Kadastrës. Por di të them që me mos implementimin e këtij akti penalizohen qindra mijëra qytetarë që kanë nevojë për këto akte për t’u identifikuar si titullarë të këtyre të drejtave reale. Në këtë rast do e kisha më të lehtë të them se kush humb, pasi se kush përfiton duhet të japë shpjegime institucioni kadastral, pra ASHK. Ndërsa të humbur në këtë rast janë qytetarët të cilët janë me mijra, sepse nuk marrin shërbimin e kërkuar për të cilin ata shlyejnë detyrime financiare ndaj shtetit si taksapagues të rregullt dhe nuk marrin shërbimin e kërkuar në mbrojtjen e të drejtave të tyre, që burojnë nga prona dhe të drejtës reale që rrjedhin nga to. Është një titull pronësie që çdokush ka të drejtën ta gëzojë sa kohë e ka të tijën. E drejta e pronës reale i jepet çdo titullari, që e mban këtë të drejtë dhe unë mendoj se është më shumë se neglizhencë nga ana e ASHK që të mos zbatojë vendimin e qeverisë.

Një nga pyetjet që ju parashtroni është se: A ekziston siguria juridike e pronave sa kohë që nuk lëshohen Aktet Kadastrale të miratuara ligjërisht Z. Lame? Pyetjen ju ja drejtoni kreut të Kadastrës, por sipas jush a ekziston në të vërtetë siguria juridike e këtyre pronave në rastin konkret kur kemi shkelje të ligjit?

Për mendimin tim nuk ekziston. Sepse sa kohë që nuk lëshohen këto dokumente, të cilët janë unikë në vetvete dhe lëshohen nga ASHK me emër të pronarëve të pasurive të paluajtshme dhe titullarëve të të drejtave reale. Sa kohë që ky dokument nuk lëshohet si mendoni a është i sigurt ky titullar i të drejtës reale të pronës, pra e thënë në një rrafsh më të thjeshtë a ndiheni të sigurt nëse do të hipni të ngisni një makinë pa pasur patentë?

Please follow and like us: