Albspirit

Media/News/Publishing

Argjira Ukimeri: PA TY…

Unë pa ty jam çdo herë e humbur

Sa herë largohesh nga mendja ime

Mua asgjë nuk më ban të lumtur

Përveç jetës plotë pikëllime

Të mendoi çdo ditë e natë

Nuk më thotë mendja që të mallkoi

Edhe atëherë kur është shtrëngatë

Kur jam me ty çdo gjë harroi

Mos vono në pritjet e mia

Të pres unë me padurim

Kur çdo herë troket mërzia

Ti je ndjenja e shpirtit tim

Ty të kam unë rreze dielli

Që ngrohë çdo herë qenien time

Sikur kaltërsia  e këtij qielli

Ndriçon çdo herë zemrën time

Yjet neve na bëjnë dritë

Në ujëdhesën tonë të dashurisë

Edhe hëna po shëndritë

Përmes udhëve të dashurisë.

PA TY… Nga Argjira Ukimeri