Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergji Mihallari: Ti je Itaka ime

Odiseja e udhëtimit tim
Ka zgjatur më shumë se njëzet vjet,
Nuk ka Homer të gërmëzojë fjalët
Për të shkruar një epokë të vërtetë…
Itaka ime ka humbur
Në hapësira detesh pafund
Mbase ka patur fatin e Atlantidës
Zhdukur pa lënë gjurmë…
Ti je Penelopa në pritje ëndrre
Nuk di në ke më fill për të endur
Mbase edhe vegja zu po kalbet,
Ose një tjetër princ është gjendur…
Ti je Itaka që kam kërkuar
Ishulli në mes detesh të tërbuar,
Veçse, kurrë s’u bëra si Uliksi
Të çaj detet dhe me perënditë nuk kam luftuar.
Vazhdoj të endem deteve pa krye
Në kërkim të Itakës-Penelopë,
Kam frikë, do udhëtoj edhe shumë vite
E ty, nuk do të gjej dot…
Please follow and like us: