Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Dimri në prag – Evropa si “kësulëkuqe e mërdhirë”, Rusia si “arushë” ogurzezë!

sguraziu – ap, sht 22 (titulli thjesht si përshkrim i njërës nga grafikat, për fat të keq është titull tmerrësisht i saktë) – sipas “The Economist” 2-3 problemet kyç janë energjia, ndalja e Putinit, eventualisht përshkallëzimi i konfliktit bërthamor – ngjitur diç si info-kronologji grafike me kopertinat e “The Economist” gjatë v. 2022 nga numrat që si temë kryesore kishin KONFLIKTIN në Ukrainë

***
– në numrin e 4 Qershorit, në faqen 18, me titullin “Duke menduar të pamenduarën” (Tabuja Bërthamore) shkruante se për luftën në Ukrainë ndoshta është duke u rritur rreziku që eventualisht të kthehet në konflikt bërthamor – në faqen tutje figuronte një hartë me të dhënat nga “Federation of American Scientists” me inventarin aktual bërthamor të shteteve; Rusia 5977 sosh, ShBA 5428, Kina 350, Franca 290, Britania M. 225, Pakistani 165, India 160, Israeli 90, Korea Veriore 20…

***
– në numrin e 16 Korrikut, me titull “Dimri po vjen”, sa i përket energjisë Evropa s’do i ketë punët fare mirë, pikërisht duke filluar dimri i ftohtë Evropes padyshim do i duhet ndërprerja e furnizimit me gazin rus, kështu që do ngelet si “kësulqkuqe e mërdhirë duke bredhur pyllit në errësirë” ndërsa Rusia duke e ndjekur si një ëndërr e keqe, si një “arushë e madhe” ogurzezë – lajm te mirë, megjithatë, “The Economist” e quan faktin se rezervat e depozituara të EU tani për tani janë 60% (anise sipas mandatit të EU-Parlamentit fuqizuar këtë vit, rezervat do duhej t’jenë 80% të “rezervuara”)…

Please follow and like us: