Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Ananasi për shëndetin e njeriut 

Ananasi është një frut tropikal me një shije shumë të shijshme. Ai ndihmon organizmin në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe në parandalimin e problemeve kardiake. Ananasi përmban vitamina A dhe C, të cilat janë antioksidante të forta, kalcium, fosfor, magnez, hekur, natrium, kalium, sakarozë dhe enzimën bromelain. Bromelain ndihmon në zbutjen e ushqimit në stomak dhe pengon rritjen e qelizave të kancerit, forcon sistemin e imunitar , ndihmon kapërcimin e lodhjes dhe rrit qëndrueshmërinë dhe forcën. Lëngu i ananasit është i njohur si mjet i shkëlqyeshëm për lagështimin e fytit dhe lehtësimin e dhimbjes së kokës. Një gotë lëng ananasi sjell rreth gjysmën e vitaminës C që duhet të marrim në dite. Kjo vitaminë është e rëndësishme sepse ndihmon trupin për të asimiluar disa enzima që rregullojnë metabolizmin dhe sjellin një dozë të lartë energjie. Ananasi përveç se përmban vitamine C dhe Bromeline është një burim i shkëlqyer mineralesh sidomos të magnezit. Ky ndihmon organizmin tonë për të thithur sasinë maksimale të kalciumit, transformon karbohidratet dhe yndyrat në energji përveç se kontribuon për të përmirësuar funksionin e sistemit nervor. Kjo enzimë e cila gjendet tek lëngu i ananasit është e rëndësishme për të luftuar inflamacionin duke kontribuar në parandalimin e artritit. Në Gjermani, bromelina është aprovuar sidomos për të luftuar skuqjet dhe fryrjet në hundë, efekte tipike post operatore për ato që bëjnë ndërhyrje në hundë.
Lëngu natyral i ananasit ndihmon për të luftuar kollën në mënyrë shumë herë më të shpejtë se shurupet specifike. Por bëni kujdes kur të zgjidhni një ekstrat natyral, efektet shëndetësore nuk janë të njëjtë nëse lëngu i ananasit bëhet me aroma dhe sheqer. Kur konsumoni lëngun e ananasit, ai nuk ndihmon vetëm për të lehtësuar irritimet që vijnë si pasojë e kollës, por ndihmon edhe për të larguar sa më shpejte mykun. Një përbërje e bërë me lëng natyral, mjaltë, kripë dhe piper kontribuon shumë për të larguar mykun. Është verifikuar se lëngu natyral i ananasit shëron kollën 4.8 herë më shpejtë në krahasim me shurupet specifikë.
Please follow and like us: