Inteligjenca amerikane: Rusia u dha 300 milionë dollarë partive të ndryshme në botë
Inteligjenca amerikane ka zbuluar se Rusia prej vitit 2014 i ka dhënë në mënyrë të fshehur 300 milionë dollarë për parti të huaja.
Reuters e citon një zyrtar inteligjencës amerikane, i cili ka shprehur shqetësimin e tij se Rusia do të vazhdojë të financojë parti politike nëpër botë.
Kjo me qëllim që të ulë efektin e sanksioneve të vendosura nga perëndimi, raporton Reuters, transmeton Express.
Përmendet se financimi ka shkuar për parti kryesisht të ekstremit të djathtë me qëllim “manipulimin e demokracive”.
Zyrtari i inteligjencës e ka quajtur kërcënim për sigurinë një ‘investim’ të tillë nga Moska.
Me këtë, Kremlini po e synon influencën gjithandej botës, por veçanërisht në Bashkimin Evropian. /Express
Please follow and like us: