Odise Kote: Kripa duhet të jetë vërtet diçka e shenjtë…
Prej më të thellës histori që shkapërcen t’ardhmen, përtej,
me kujdes vdektari, ndërsa ujërat, pyjet e malet shungullojnë.
Kur shirat e egër që pështjellojnë rrjedhat e qeta pellazgjike
të lumenjve, me ngjarje të sulmuara paqësisht nga ëndrrat e reja,
që derdhen e kacafyten nëpër rrymat e brendësive ikanake.
Ngrihet si gjithnjë pak para zgjimit, Hyu i tokës dhe i qiellit,
me një lot që rrokulliset në faqe, për të zgjedhur vendin
ku do të hidhen hapat e sigurtë, sipas zakonit të të verbërve,
sepse kripa duhet të jetë vërtet diçka e shenjtë, përderisa
gjendet brenda lotit të njeriut dhe në thellësi të deteve…
Please follow and like us: